Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ermal Krasniqi fantastik në debutim, shënon dhe asiston në fitoren e Clujit në derbin për pozitën e parë
    Ballina-1

    Ermal Krasniqi fantastik në debutim, shënon dhe asiston në fitoren e Clujit në derbin për pozitën e parë

    23/01/2023 22:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ermal Krasniqi ka debutuar në mënyrë të shkëlqyeshme te Cluji.

    Sulmuesi kosovar ishte më meritori në fitoren që Cluji e shënoi sonte në udhëtim kundër Farul Constanta, në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit rumun.

    Kjo ndeshje u mbyll me fitoren e pastër 0:3 të skuadrës së udhëhequr nga Dan Petrescu.

    Krasniqi ishte autor i golit të parë të shënuar në minutën e 49-të, teksa asistoi te goli i tretë i ndeshjes, që u shënua nga Claudiu Petrila në minutën e 77-të.

    Autor i golit të tjetër ishte Cristian Manea, i cili shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 59-të.

    Ermal Krasniqi ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti për 89 minuta.

    Cluji pas kësaj fitore ka 47 pikë dhe tani renditet në pozitën e parë në tabelë, me dy pikë më shumë se kundërshtari i sotëm, Farul Constanta. 

    TË LIDHURA

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.