Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ermal Krasniqi: Kur e pashë që ka topin Qazim Laçi e dija që do vinte asisti
    Ballina-1

    Ermal Krasniqi: Kur e pashë që ka topin Qazim Laçi e dija që do vinte asisti

    31/10/2024 09:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Sparta Prague u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Çekisë pasi mposhti 4:0 Brno-n.

    Gol në këtë sfidë shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi.

    Krasniqi shënoi në minutën e 40’të pas një super asisti nga mesfushori “kuqezi”, Qazim Laçi.

    Pas ndeshjes, Krasniqi u shpreh tejet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij derisa tregoi edhe për bashkëpunimin e mirë që ka me bashkëlojtarët e tij, në veçanti me Laçin.

    “Kur e pashë që Qazim Laçi po vinte me topin, e dija që duhet të bëja një vrapim dhe se topi do vinte te unë. Jam shumë i lumtur me golin e shënuar, sidomos kur ndihmon skuadrën”, u shpreh Ermal Krasniqi

    Kujtojmë që gol shënoi edhe sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, nga pika e bardhë e penalltisë.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.