Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ermal Krasniqi lë në stol lojtarin më të suksesshëm të Clujit
    Ballina-2

    Ermal Krasniqi lë në stol lojtarin më të suksesshëm të Clujit

    09/02/2023 00:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, gradualisht po shndërrohet në lojtar të rëndësishëm te Cluji, ekip të cilit iu bashkua muajin e shkuar nga Ballkani. Krasniqi edhe pse ka vetëm tri paraqitje në kampionatin e Rumanisë, tashmë është stabilizuar si titullar i padiskutueshëm në ekipin e trajnerit Dan Petrescu, ka shkruar të mërkurën sajti rumun “Fanatik.ro”.

    Në tri ndeshjet e para të këtij viti, Krasniqi ka qenë startues, duke shënuar një gol dhe duke bërë një asistim. Në dy ndeshjet e para ai u zëvendësua në minutën e 90-të, kurse në të fundit ishte i paprekshëm. Madje, në duelin e fundit, të cilin Cluji e humbi 1:0 nga FCSB, Krasniqi e la në stol lojtarin më të suksesshëm të ekipit, sulmuesin Ciprian Deac.

    Ky i fundit u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë duke e zëvendësuar mesfushorin ofensiv, Lovro Cvek. Në tri ndeshjet e para me fanellën e Clujit, Krasniqi ka luajtur në pozitën e 36-vjeçarit Deac. Deac është kthyer te Cluji në fillim të vitit 2017, ndërsa kjo është aventura e tij e tretë në këtë klub, me të cilin ka fituar shtatë tituj kampioni të Rumanisë, dy kupa dhe pesë Superkupa. Te Cluji kanë pranuar se janë të kënaqur me paraqitjet e Krasniqit, por kanë insistuar se Deac ka qenë rezervist për shkak se është rikthyer nga lëndimi. Kryetari i ekipit, Cristi Balaj, ka pranuar se Deac është dhe mbetet lojtar i rëndësishëm i Clujit.

    “Krasniqi është përshtatur lehtë në ekip dhe përkundër moshës së tij po luan mirë në pozitën që po aktivizohet. Deri më tani ka treguar paraqitje të mira dhe në duelin me Farulin shënoi gol dhe bëri asistim”, është shprehur Balaj përpara se të fliste për kthimin e sulmuesit Deac nga lëndimi. “Deac po kthehet gradualisht nga lëndimi. Por, duke pasur parasysh se i fituam dy ndeshjet e para, atëherë vështirë që mund të ndërrohej ekipi. Sidomos kur një lojtar në pozitën e tij luan mirë, sigurisht se nuk është lehtë. Ajo që është vërejtur te Deacu është se ai sa herë që futet në lojë e bën dallimin dhe sigurisht se mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne”.

    Në fakt, Krasniqi ka impresionuar të gjithë me atë që ka treguar deri më tani në fushë me fanellën e Clujit. Ish-presidenti i ligës së Rumanisë, Dumitru Dragomir ka thënë se Krasniqi është njëri prej transferimeve më të mira të dimrit në futbollin rumuan. Sipas tij, Krasniqi ka nxitur edhe më shumë sulmin e Clujit dhe ka dëshmuar se di të luajë mirë si në fazën sulmuese ashtu edhe atë mbrojtëse. Dragomir ka thënë se Krasniqit shumë shpejt do t’i rritet vlera në pesë milionë euro nëse vazhdon me këtë ritëm.

    Krasniqi ka kontratë me Clujin deri në vitin 2026, ndërsa kampioni rumun i ka paguar Ballkanit 375 mijë euro për kartonin e tij.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.