Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Është ekipi më në formë në Serinë A, Etrit Berisha mund të transferohet te Napoli
    Ballina-2

    Është ekipi më në formë në Serinë A, Etrit Berisha mund të transferohet te Napoli

    15/12/2022 21:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Viti i ri me shumë mundësi e gjen Etrit Berishën në një tjetër ekip. Portieri shqiptar ka humbur rolin e titullarit te Torino dhe largimi duket e vetmja mundësi për të. Pas Salernitanës, tashmë një tjetër ekip del në skenë për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.

    Bëhet fjalë për ekipin më në formë të Serisë A, Napolin. “Il Mattino” shkruan se Torino kërkon të marrë shërbimet e Sirigusë, i cili këtë sezon nuk ka luajtur me të kaltrit dhe shpesh herë ka shfaqur edhe shqetësime fizike. 35-vjeçari ka luajtur më parë me Torinon dhe një rikthim te ky klub ndoshta do i jepte më tepër hapësira.

    Por për të mbërritur deri në këtë pikë drejtuesit e klubit torinez kanë menduar të përdorin Berishën. Në fakt, një propozim ka mbërritur në tryezën e Napolit për të shkëmbyer dy portierët në fjalë. Një transferim i tillë është duke u menduar nga të kaltrit, të cilët do të vendosin në ditët në vazhdim.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.