Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Eskalon Mauro Icardi, tenton të hyjë në hotelin ku ndodhej Wanda Nara, ndërhyn policia
    Ballina-2

    Eskalon Mauro Icardi, tenton të hyjë në hotelin ku ndodhej Wanda Nara, ndërhyn policia

    19/10/2022 17:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kthimi i Mauro Icardit në Argjentinë me synimin për të rifituar zemrën e Wanda Nara nuk shkoi aspak siç e imagjinonte. Gjërat u përkeqësuan deri në atë pikë sa që sulmuesi i njohur i Galatasaray u pengua që të hynte në hotelin e saj në Nuñez, në Buenos Aires.

    Në mes të skandalit të L-Gante, Icardi është acaruar dhe sipas asaj që raportojnë miqtë e tij ka nxituar që të shkojë te ish-partnerja e tij, por u bllokua nga siguria.

    Ish-lojtari i Interit ka mohuar gjithçka, por faqja argjentinase Gossipeame ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e skenës tronditëse që ka përfshirë edhe policinë.

    Wanda Nara dha urdhrin për sigurinë: “Mos e lini Icardin të hyjë”. Me të mbërritur në hotelin e Ëandës, Icardi do të ndalohej nga personeli i sigurisë së ndërtesës që e pengoi atë të hynte.

    “Ditën që Mauro mbërriti në Argjentinë, ata i shpjeguan se e kishte të ndaluar të hynte në hotel. Por më pas e lanë të hynte. Kishte një urdhër nga Wanda që nëse do të paraqitej ish-bashkëshorti i saj Mauro Icardi, ai duhej t’i kërkonte leje asaj”, shkruan Gossipeame.

    El momento en el que la seguridad del edificio donde Wanda tiene su depto, impide el ingreso de Mauro Icardi. El video fue publicado por Gossipeame en IG pic.twitter.com/NkioM9zMAS

    — Revista PRONTO (@Revista_PRONTO) October 18, 2022
    TË LIDHURA

    Shqipja do të dëgjohet edhe në Bratisllavë, Foda po i bënë analizat e fundit para ndeshjes me Sllovakinë

    11/03/2026 14:30

    Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

    10/03/2026 12:53

    Kur dardanët shkëlqejnë në klubet e tyre, drita e tyre do të ndriçojë edhe fanellën e Kosovës në Sllovaki

    09/03/2026 11:38

    Rashkaj: Kosova ka nivel për ta mposhtur Sllovakinë

    05/03/2026 19:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.