Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Etnik Brruti tradhton shiritin e kapitenit te Kosova, i bashkohet Shqipërisë
    Ballina-1

    Etnik Brruti tradhton shiritin e kapitenit te Kosova, i bashkohet Shqipërisë

    08/03/2025 13:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova e nxjerri në sipërfaqe, ia besoj shiritin e kapitenit të U21, ishte kandidat për t’ju bashkuar Ekipit të Parë nga trajneri Franco Foda. po ja që këto asnjë nuk ndikuan që futbollisti i Malishevës, Etnik Brruti të mos e tradhtojë Kosovën.

    Futbollisti i Malishevës, i joshur nga organizimi i Kampionatit Evropian Shqipëri – Serbi, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë.

    Burime të Ballkani.info kanë mësuar se ai dhe FSHF kanë nënshkruar marrëveshje që ai të jetë pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian dhe kjo ka mjaftuar që Brruti ta lë Kosovën për t’i dhënë po kuqezinjve.

    Nuk është hera e parë që Shqipëri luan me karta të tilla dhe i joshë talentet e Kosovës. Edhe në të kaluarën lojtarëve nga Kosova i është premtuar edhe shiriti i kapitenit vetëm t’i bashkohen Shqipërisë. Mirëpo, një lojtar që e ka në zemër fanellën dardane ai nuk guxon ta braktisë për asnjë çmim. Asnjë nuk është më me vlerë se sa Kosova dhe asgjë nuk duhet joshur për t’i thënë dardaneve JO, ekip ky që u ndërtua me shumë sakrificë e gjak.

    Edhe pse gjithë kanë të drejtën e zgjedhjes personale, nuk mund të injorohet fakti se vendime të tilla prekin thellë ndjenjat e një populli që ende po ndërton dhe forcon identitetin e tij në arenën ndërkombëtare. Në fund të fundit, Kosova ka nevojë për lojtarë që besojnë në të dhe janë të gatshëm ta përfaqësojnë me krenari, jo për ata që e shohin thjesht si një mundësi kalimtare. Dhe ndoshta, më mirë është që kushdo që nuk ndan këtë përkushtim të largohet, sepse përfaqësimi nuk është vetëm talent – është mbi të gjitha përkushtim, nder dhe dashuri për shtetin.

    Se deri kur do të vazhdojë kjo gjë, mbetet të shihet por është e sigurt se kjo rrugë e zgjedhur është e gabuar, sidomos në këtë kohë kur Kosova po ngritet çdo ditë e më lartë.

    TË LIDHURA

    Irani i përgjigjet Trumpit: Askush nuk na largon nga Kupa e Botës

    13/03/2026 20:37

    Dënime për zyrtarë të shumtë të klubeve të futbollit, më së rëndi e pëson Granit Koci i Drenicës

    13/03/2026 20:34

    Florent Muslija për FIFA: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës

    13/03/2026 12:50

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.