Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    EURO 2024/ Aplikoi për staf sigurie jashtë stadiumeve në Gjermani, arrestohet një i dyshuar i ISIS
    Ballina-1

    EURO 2024/ Aplikoi për staf sigurie jashtë stadiumeve në Gjermani, arrestohet një i dyshuar i ISIS

    10/06/2024 20:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Alarmet për terrorizëm në Gjermani para Kampionatit Europian të Futbollit janë bërë disi të shumta kohët e fundit. Kërcënimeve të shumta që kanë ardhur nga i vetëquajturi Shteti Islamik, sot u është shtuar edhe një alarm tjetër, që ka marrë përmasa edhe më të mëdha.

    Një mbështetës i dyshuar i ISIS-it u arrestua një javë para fillimit të Evropianit, sipas asaj që u komunikua nga zyra e prokurorit federal.

    Sipas një zëdhënësi të autoriteteve të Karlsruhes, i dyshuari u arrestua në aeroportin e Këln të premten.

    Hetuesit thonë se burri, i cili ka shtetësi të trefishtë gjermane, marokene dhe polake, transferoi para në shtator 2023 në një llogari që i përkiste një dege të grupit terrorist.

    Sipas mediave gjermane, burri aplikoi gjithashtu për të punuar si “stjuard” dhe staf sigurie për eventet mbështetëse jashtë stadiumeve gjatë Kampionatit Evropian, por nuk pati sukses. Gjykata ka urdhëruar mbajtjen e tij në qeli, pasi po hetohet me dyshimin se i përket një organizate terroriste jashtë vendit dhe se ka shkelur ligjin për tregtinë e jashtme dhe pagesat.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, hetuesit sekuestruan telefona celularë, mbajtës të dhënash, kompjuterë dhe “incizime të dyshimta”.

    Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser tha se vendi po përgatitet për “çdo rrezik të imagjinueshëm”.

    Në Gjermani priten rreth 2.7 milionë tifozë në stadiume dhe deri në 12 milionë në evente publike.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.