Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Euro 2024/ Cucurella i Spanjës mban premtimin, lyen flokët me ngjyrë të kuqe
    Ballina-2

    Euro 2024/ Cucurella i Spanjës mban premtimin, lyen flokët me ngjyrë të kuqe

    19/07/2024 12:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella premtoi se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse do të bëheshin kampionë Evrope dhe tashmë e ka mbajtur këtë premtim, teksa ka postuar pamjen e tij të re në rrjetet sociale.

    Mbrojtësi i krahut ka fituar dashurinë e spanjollëve falë punës së tij dhe stilit të tij të veçantë të flokëve.

    Gjatë turneut, në disa intervista ai u pyet nëse do t’i priste flokët nëse do të bëheshin kampionë, por ai gjithmonë e refuzoi kategorikisht, pasi partnerja e tij nuk e dëshiron një gjë të tillë.

    Por ajo që bëri ishte premtimi se do t’i lyhnte flokët me ngjyrë të kuqe nëse Spanja shpallej kampione e Evropës. Fotot e postuara, lojtari i Chelseat i ka shoqëruar me shprehjen: “Ajo që premtohet është një borxh”.

    😳 LO HA HECHO

    🔴 Marc Cucurella ha cumplido su promesa y se ha teñido el pelo de rojo pic.twitter.com/P4wYmXZVeD

    — Mundo Deportivo (@mundodeportivo) July 19, 2024
    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.