Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Euro 2024”/ Goditje e fortë e Spanjës për ndeshjen e parë një titullar mungon
    Ballina-1

    “Euro 2024”/ Goditje e fortë e Spanjës për ndeshjen e parë një titullar mungon

    14/06/2024 12:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     “Euro 2024” fillon nesër për Spanjën! Nëse disa kombe janë të kursyer nga dëmtimet, për të tjerët, kjo ka qenë një masakër.

    Kur nuk është për shkak të një dëmtimi “të zakonshëm”, është për shkak të një feste si ajo e polakut, Karol Swiderski, i cili u aksidentua teksa festonte golin e tij. Lewandowski doli i dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit përgatitore të Polonisë.

    Sa i përket Holandës, Frenckie de Jong është tërhiqur nga Euro. Tani, është Spanja që po provon një fatkeqësi të tillë, siç raportohet nga Marca.

    Në grupin B, atë “të vdekjes”, Spanja sulmon fort që në fillim duke u përballur me finalistët e Kupës së Botës 2018, në ndeshjen e saj të pare të “Euro 2024”, ku trajneri De la Fuente duhet të bëjë pa Aymeric Laporte.

    Siç raporton e përditshmja sportive, mbrojtësi Al-Nasser nuk u stërvit dje me pjesën tjetër të grupit për shkak të shqetësimit. Prandaj ai është i pasigurt për të filluar si titullar ndeshjen kundër Kroacisë dhe mbrojtja mund të jetë me Le Normand së bashku me Nachon!. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani i pandalshëm – shënon ndaj Rigës në minutën e fundit

    21/08/2025 23:12

    Shkëndija me një këmbë në Ligën e Evropës

    21/08/2025 22:07

    Drita bën hap të madh para drejt Ligës së Konferencës

    21/08/2025 21:58

    Si pritet të luajë Juventusi me Edon Zhegrovën në formacion

    21/08/2025 17:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.