Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    EURO 2024/ Princi William dhe kryeministri Starmer do të jenë të pranishëm në finalen Angli-Spanjë
    Ballina-2

    EURO 2024/ Princi William dhe kryeministri Starmer do të jenë të pranishëm në finalen Angli-Spanjë

    13/07/2024 19:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Princi William i Britanisë së Madhe do të marrë pjesë në finalen e Euro2024, të dielën në Berlin, për të parë ndeshjen e Anglisë ndaj Spanjës, ka konfirmuar Kensington Palace.

    William, i cili është president i Federatës së Futbollit (FA), mori pjesë gjithashtu në fitoren në çerekfinale të ekipit ndaj Zvicrës, të shtunën e kaluar  dhe në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Danimarkës.

    Ai uroi Anglinë pas fitores së tyre në gjysmëfinale ndaj Holandës. Në një mesazh në rrjetet sociale, William shkroi Urime Angli! Finalistet e EURO2024″

    William, një mbështetës i skuadrës së klubit të Watkins, ”Aston Villa”, u pa duke brohoritur për Anglinë gjatë gjithë ndeshjes në tribunat në ”Dusseldorf Arena” gjatë ndeshjes kundër Zvicrës.

    Mbreti Charles III ka uruar gjithashtu ekipin e futbollit të meshkujve të Anglisë për arritjen në finalen e Euro 2024 – por i kërkoi që të shmangin më shumë dramën e minutës së fundit.

    Në një mesazh drejtuar skuadrës së Gareth Southgate pas fitores 2-1 të Tre Luanëve kundër Holandës, mbreti u dërgoi lojtarëve “urimet më të mira” dhe “urimet më të ngrohta” të familjes mbretërore.

    Kryeministri i ri Keir Starmer, i cili ishte në gjendje të shikonte një pjesë të gjysmëfinales ndërsa merrte pjesë në një samit të NATO-s në Uashington DC, ka konfirmuar se do të marrë pjesë gjithashtu në finalen e së dielës në Berlin.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.