Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Faleminderit Gary, e përfunduam rrugëtimin”, Cucurella tallet me Neville
    Ballina-1

    “Faleminderit Gary, e përfunduam rrugëtimin”, Cucurella tallet me Neville

    15/07/2024 22:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Spanja është kampione e Europianit për herë të katërt në historinë e saj. Kombëtarja e trajnerit Luis de la Fuente nuk arriti si favorit kryesor për turneun, me Anglinë, Francën, Portugalinë dhe Gjermaninë, si kandidatët kryesorë.

    Pati disa kritika kur trajneri shpalli listën, por në fund spanjollët që ka fituar më shumë trofe (Kupa të Europës) në histori. Një nga kritikët ishte anglezi Gary Neville. Ish-lojtari i Manchester United ka kritikuar Spanjën dhe konkretisht Cucurellan.

    “Mendoj se Cucurella është një nga arsyet pse dyshoj se Spanja mund të përfundojë të gjithë rrugëtimin. Ai nuk ka qenë bindës te Chelsea. Ai ka luajtur disa ndeshje deri në fund të sezonit. Cucurella është agresiv, këmbëngulës, ai është një mbrojtës i vogël dhe shumë aktiv. Çmimi i tij vazhdon të mahnitë të gjithë edhe sot e kësaj dite.”

    Sot, pasi Spanja fitoi finalen ndaj vendit të tyre, shumë po vuajnë dhe po i kujtojnë këto fjalë të Neville.

    Cucurella, protagonist të këtyre kritikave, i kishte ruajtur këto deklarata dhe nuk nguroi të thumbonte Neville pas finales përmes llogarisë personale në Instagram, duke iu përgjigjur me këto fjalë: “Në fund, e përfunduam rrugën Gary, faleminderit për mbështetjen tuaj!”

    Mbrojtësi spanjoll ka qenë një nga zbulimet e turneut. Pas finales, Unai Simón foli me superlativa për shokun e skuadrës:

    “Cucurella është një nga më të mirët. Në Spanjë janë të çmendur pas tij dhe ne me siguri do ta shohim në festë, jam shumë i lumtur për të.”

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.