Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Falsifikuan bileta me çmim 400 euro për ndeshjen Shqipëri – Çeki, arrestohen dy persona
    Ballina-2

    Falsifikuan bileta me çmim 400 euro për ndeshjen Shqipëri – Çeki, arrestohen dy persona

    13/10/2023 15:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë falsifikuar rreth 60 bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën ato me çmime deri në 400 euro.

    Shitja e këtyre biletave nga Albano Osmani dhe Sokol Arapi, ka shkaktuar një kaos te Air Albania, pasi qytetarët kanë shkuar për të hyrë në stadium, por nuk janë lejuar.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë

    Vihen në pranga 2 shtetas që falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën ato me çmime të larta.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë falsifikuar dhe shitur rreth 60 bileta të tilla, për këtë ndeshje.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit të shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime shumë të larta, me anë të mashtrimit, që u godit ditën e djeshme, kanë vënë në pranga 2 nga shtetasit që ishin në hetim për këtë rast, konkretisht:

    O. dhe S. A., të dy banues në Tiranë.

    Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i kanë shitur ato me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    TË LIDHURA

    Tjetër super gol nga Florent Hasani në Turqi

    15/02/2026 18:00

    Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj Ferizajt

    15/02/2026 17:49

    Muriq me Sassuolon fitojnë me përmbysje të rezultatit

    15/02/2026 17:47

    Reali “rrëmben” pozitën e parë

    15/02/2026 00:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.