Futboll ndërkombëtar

Fanella e nënshkruar e Cristiano Ronaldos do të dalë në ankand për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi

Fanella e nënshkruar e Cristiano Ronaldos do të dalë në ankand për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi

Futbollisti turk Merih Demiral, i cili aktualisht luan për ekipin italian të Serie A, Atalanta, ka zbuluar që disa fanella që i ka në koleksion, përfshirë edhe atë të Cristiano Ronaldos, do t’i vendos në ankand për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi. Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë dhe Sirinë, ku mbi

Besnik Batusha

Futbollisti turk Merih Demiral, i cili aktualisht luan për ekipin italian të Serie A, Atalanta, ka zbuluar që disa fanella që i ka në koleksion, përfshirë edhe atë të Cristiano Ronaldos, do t’i vendos në ankand për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë dhe Sirinë, ku mbi 5 mijë njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra janë lënduar.

Demiral që ka luajtur me Cristiano Ronaldon te Juventusi, ka thënë se fanella e portugezit e nënshkruar do të dal në ankand.

“Sapo fola me Cristiano Ronaldon. Ai tha se i vinte shumë keq për atë që ndodhi në Turqi. Ne po shesim fanellën e Ronaldos të nënshkruar në koleksionin tim me një ankand. Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do t’i dhurohen Shoqatës Dude për t’u përdorur në zonën e tërmetit”, ka shkruar Demiral.

Az önce @Cristiano ile konuştum.

Türkiye'de yaşananlara çok üzüldüğünü söyledi. Ronaldo'nun koleksiyonumdaki imzalı formasını açık artırma usulüyle satışa çıkarıyoruz.

Açık artırmadan elde edilecek gelirin tamamı deprem bölgesinde kullanılmak üzere @ahbap 'a bağışlanacaktır. pic.twitter.com/OwnU93oShJ

— Merih Demiral (@Merihdemiral) February 7, 2023

Vetëm pas disa minutash Demiral ka shkruar që edhe kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonucci, po ashtu do të dhurojë një fanellë për të ndihmuar të goditurit nga tërmeti.

“Tani fola me futbollistin e Juventusit, Leonardo Bonucci. Ai shprehu trishtimin e tij dhe tha se qëndrojnë së bashku me njerëzit e Turqisë. Ai gjithashtu tha se ka dhuruar një fanellë të firmosur të Juventusit”, nënvizoi Demiral.

Futbollisti i njohur turk është i martuar me modelen shqiptare Heidi Lushtaku dhe kanë një fëmijë.

Cristiano RonaldoTurqi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions