Llapi vërtet po kalon situatë shumë të vështirë këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.
Pas 16 ndeshjeve llapjanët kanë tubuar vetëm 17 pikë, dhe vetëm në ëndërr sivjet mund ta shohin titullin e kampionit, pasi Drita tash ka një diferencë hiq më pak se 20 pikë dallim, shkruan Ballkani.info.
Kjo situatë ka tërbuar tifozët llapjanë të cilët assesi nuk po pajtohen me këto rezultate dhe sikur kanë “bombarduar” faqen zyrtare të klubit në postimin e fundit ku jepet rezultati i ndeshjes Suhareka – Llapi 4:0.
Ata fajin kryesor e shohin tek lojtarët por ka edhe të atillë që kritikojnë edhe trajnerin Tahir Batatina.
Ky i fundit dje është pajisur me Licencën “UEFA PRO”, por duket se ajo tash për tash nuk po i kryen punë. /GazetaSport

