Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fatih Terim konfirmoi se po shkon te Panathinaikos: Po është e vërtetë, nesër do të jem në Athinë për stërvitje
    Ballina-2

    Fatih Terim konfirmoi se po shkon te Panathinaikos: Po është e vërtetë, nesër do të jem në Athinë për stërvitje

    26/12/2023 16:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zhvillime të shpejta në kampin e Panathinaikos, me presidentin Giannis Alafuzos, që ka vendosur të shkarkojë Ivan Jovanoviçin pas 2.5 vitesh bashkëpunim dhe për ta zëvendësuar me trajnerin e njohur turk Fatih Terim.

    Tekniku me experience e konfirmoi këtë, madje raportimet kanë marrë formën e një orteku në orët e fundit në Turqi dhe Greqi, duke thënë se nesër do të jetë në Athinë.

    Kështu pas… tweet-it fillestar të gazetarit turk, që ndezi  “zjarret” ka ardhur edhe deklarata e vetë teknikut 70-vjeçar, i cili i konfirmon gazetarit Ertuğrul Özkök marrëveshjen me “të gjelbërt”.

    “Po, është e vërtetë. Ata erdhën dje biseduam dhe ne ramë dakord. Unë do të shkoj në Athinë në mëngjes. Do të stërvitemi pasdite”,- ka thenë ai.

    Në orët e fundit shtypi turk ka marrë flakë nga raportimet, që sjellin Fatih Terimin në portat e të ‘Gjelbërve’ dhe më në fund lajmi konfirmohet. Informacionet e fundit bëjnë me dije, se divorci përfundimtar me trajnerin Ivan Jovanoviçin, do të zyrtarizohet gjatë ditës, në mënyrë që me “plumbin” t’i hapet rruga ardhjes së trajnerit turk, i cili nesër pritet në Greqi për të marrë përsipër detyrat.

    Duhet theksuar se ky është një vendim që i forti i Panathinaikos e ka peshuar prej kohësh, megjithatë përjashtimi europian nga Maccabi Haifa, por edhe rënia e performancës së skuadrës së fundmi, me pesë humbje në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha ngjarjet, ishin ato që sollën shumë reflektim dhe përfundimisht çuan në divorc.

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.