Futbolli është sporti padyshim më popullori në botë, jo me kot aty gjen edhe personazhe jashtëzakonisht interesante.
I tillë është edhe Fatlum Berisha një ish-futbollist që karrierën u desh ta ndërpresë shumë herët për shkak të një lëndimi.
Megjithatë, fushës ai nuk iu nda asnjëherë. Sot është një nga gjyqtaret më të mirë në vend dhe jo rastësisht ati i janë besuar ndeshjet kryesore në futbollin vendor, derisa edhe UEFA ia besoj shume ndeshje ndërkombëtare. Përveç kësaj Fatlumi bën edhe një punë tjetër me shumë përgjegjësi, atë të Drejtorit për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës.
Berisha në një bisede për Ballkani.info, tregon dallimet që ka puna që bën në Komunë dhe në fushë anispse e pranon që në të dyja duhet të ndajë drejtësi. /GazetaSport