Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fatos Beqiraj i jep fund karrierës si futbollist
    Ballina-2

    Fatos Beqiraj i jep fund karrierës si futbollist

    14/06/2023 19:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fatos Beqiraj i ka dhënë fund karrierës profesionale si futbollist, por do të mbetet ende i lidhur me futbollin. Të mërkurën gjatë ditës, klubi shqiptar i Malit të Zi, KF Deçiqi, ka njoftuar se Beqiraj do ta ketë rolin e drejtorit sportiv në skuadër.

    “Nga sot klubi jonë ka edhe një përforcim të ri, por këtë herë Fatos Beqiraj – Drejtor Sportiv i KF Deçiqi”, ka shkruar shkurt klubi shqiptar në Facebook.

    Beqiraj 35-vjeçar ka pasur karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur për Besën e Pejës, Buduqnostin, Dinamon e Zagrebit, Changchun Yatain kinez, Dinamo Minskun, Dinamon e Moskës, Mechelenin, Maccabi Netanyan, Ëisla Kraoëen, Bnei Yehudan, Astanan, Deçiqin dhe Mornarin.

    Për Përfaqësuesen e Malit të Zi ka zhvilluar 86 ndeshje, ndërsa ka shënuar 15-të gola. Gol i ka shënuar edhe skuadrës së madhe spanjolle, Real Madridit, sa ishte pjesë e skuadrës kroate, Dinamos së Zagrebit. Ai kishte realizuar në nëntor të vitit 2011 në “Santiago Bernabeu”, në disfatën 6:2. Ishte ndeshje e fazës grupore të “Championsit” në edicionin 2011/12.

    TË LIDHURA

    Austria e Irlanda me ekipe më të “shtrenjta” se Kosova

    13/02/2026 19:27

    Ylli i Austrisë u dënua nga UEFA për sharjen e shqiptarëve

    13/02/2026 19:26

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.