Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Faza e parë e Superligës: Renditja tabelore, sulmi dhe mbrojtja më e mirë, lista e golashënuesve dhe totali i golave të shënuar
    Ballina-1

    Faza e parë e Superligës: Renditja tabelore, sulmi dhe mbrojtja më e mirë, lista e golashënuesve dhe totali i golave të shënuar

    03/10/2022 15:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me ndeshjet e javës së nëntë të zhvilluar fundjavën që lamë pas është mbyllur edhe faza e parë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Demokracia.com.

    Drita është lidere me 21 pikë në fazën e parë, duke lënë pas Ballkanin që ka 18 pikë, me këta të fundit që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara për shkak të takimeve të luajtura në garat evropiane.

    Gjilani zë vendin e tretë me 14 pikë. Dy më pak ka Prishtina një pozitë më poshtë e cila gjithashtu ka një ndeshje më pak të luajtur. Drenica është e pesta me 11 pikë. Trepça ’89 dhe Llapi ndajnë pozitën e gjashtë me nga nëntë pikë.

    Tetë pikë ka Malisheva në zonën e barazhit. Ferizaj është i parafundit me shtatë pikë, kurse tabelën e përmbyll Dukagjini që ka grumbulluar vetëm pesë pikë.

    Përveç kryesimit në tabelë, Drita është skuadra me sulmin më të mirë në kampionat deri më tani. Gjilanasit kanë shënuar 20 gola, duke lënë pas Trepçën ’89 që ka 16 gola të realizuar.

    Malisheva mbyll Top 3-shen me 15 gola të shënuar, raporton Demokraica.com.

    Fazën defanzive më të mirë e ka Ballkani. Kampionët në fuqi në vetëm shtatë takime sa kanë zhvilluar kanë pranuar vetëm katër gola.

    Skuadra me më së shumti gola të pranuar është Malisheva me 19 sosh.

    Gjatë fazës së parë të kampionatit janë realizuar plot 115 gola në total. Xhiroja me më së shumti gola të pranuar ishte e para. Në javën e parë u regjistruan 18 gola në pesë përballje.

    Interesant është fakti se në xhiron e gjashtë, shtatë dhe tetë janë regjistruar shifra të njëjta të golave, nga 16 gola në tri xhiro radhazi.

    Listës së golashënuesve vazhdojnë t’i prijnë Christian Mba i Trepçës ’89 dhe Marko Simonovski i Dritës me nga shtatë gola.

    Nga dy gola më pak kanë sulmuesi i Drenicës, Koxy dhe mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi me nga pesë gola të realizuar.

    Top 5-shen e mbyllin Alban Shillova i Malishevës dhe Solomon i Gjilanit me katër gola gjithsej.

    TË LIDHURA

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45

    Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

    03/07/2025 21:52

    Sloti me deklaratë emocionale për Diogo Jotan

    03/07/2025 20:09

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

    03/07/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.