Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC 2 Korriku nis nga raundi i dytë në UEFA Youth League 2025/26
    Ballina-1

    FC 2 Korriku nis nga raundi i dytë në UEFA Youth League 2025/26

    23/07/2025 18:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC 2 Korriku do të hyjë direkt në raundin e dytë të “Domestic Champions Path” në edicionin 2025/26 të UEFA Youth League, duke shënuar një tjetër moment historik për klubin dhe për futbollin e Kosovës në përgjithësi.

    Lajmi është konfirmuar paraditen e sotme nga vetë organet e UEFA-s, përmes publikimit të listës së përditësuar të aksesit (“Access List 2025-26”), ku FC 2 Korriku zë vendin ndër skuadrat që nisin garat nga faza e dytë – një njohje e qartë për suksesin dhe paraqitjen mbresëlënëse në sezonin e kaluar.

    Kampionët e rinj të Kosovës, të cilët debutuan vitin e kaluar në këtë kompeticion prestigjioz, arritën të kalojnë dy raunde të vështira të “Domestic Champions Path”, duke tërhequr vëmendjen e opinionit futbollistik evropian për organizimin dhe talentin e tyre.

    Aventura e re evropiane për 2 Korrikun do të nis më 22 tetor 2025, kur zhvillohet ndeshja e parë zyrtare e raundit të dytë.

    Ndërkohë, shorti për edicionin e ri do të hidhet më 3 shtator në Nyon të Zvicrës, ku pritet të mësohet kundërshtari i radhës i skuadrës nga Prishtina.

    Ky lajm përforcon edhe më shumë pozitën e klubeve kosovare në garat ndërkombëtare të UEFA-s, ndërsa për FC 2 Korrikun përbën një motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin ambicioz në zhvillimin e talenteve të rinj. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.