Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC Kosova arrin sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani, shpallet kampione në Kreisliga B
    Ballina-2

    FC Kosova arrin sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani, shpallet kampione në Kreisliga B

    28/05/2024 16:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubet shqiptare po vazhdojnë të tregohen mjaft të suksesshme në Evropë.

    E një i tillë është edhe ai FC Kosova Kernen Rommelshausen, e cila e kaloi një sezon fantastik.

    Falë organizimit mjaft të mirë përmes kryesisë së klubit, të drejtuar nga presidenti Sylë Tahiraj, zëvendës-presidenti Besim Lani dhe falë punës së mirë të trajnerëve Labinot dhe Mërgim Çollaku, ky klub arriti të stolisej me titull të kampionit në ligën Kreisliga B, për ta siguruar me këtë rast inkuadrimin në një rang më lartë garash, respektivisht në Kreisliga A.

    Ky klub shqiptar më herët kishte qenë në Kreisliga B3 në rrethin e Rems-Murr-Kreis, prej nga kishte nisur suksesi për t’u ngritur vit pas viti në një kategori më lartë.

    Fitorja me rezultat 3:2 të dielën që shkoi ndaj Spvgg Rommelshausen ia mundësoi ekipit shqiptar që ta siguronte titullin e kampionit dhe inkuadrimin në një ligë më lartë rajonale në këtë pjesë të Gjermanisë.

    Drejtuesit e klubit i falënderuan edhe sponsorët, të cilët e mundësuan përparimin dhe zhvillimin e këtij klubi.

    Ata synojnë që në sezonin e ardhshëm ta stabilizojnë ekipin në ligën e re, duke ftuar futbollistë shqiptarë dhe të huaj që t’i bashkohen ekipit për të arritur rezultate sa më të mira.

    FC Kosova Kernen Rommelshausen është vetëm një nga shumë klube shqiptare që veprojnë në Evropë, e që tregohen të suksesshme, duke dhënë shembull si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë. 

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.