Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC Llapi aranzhon ndeshje miqësore me Schalken
    Ballina-2

    FC Llapi aranzhon ndeshje miqësore me Schalken

    07/12/2022 19:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Llapi do të përballet në një ndeshje miqësore me skuadrën e madhe gjermane Schalke.

    Llapi ishte planifikuar që të marrë pjesë në një turne në Gjermani që do të zhvillohej në mes të muajit dhjetor, por turneu është shtyrë për në mars të vitit të ardhshëm.

    Në këtë turne Llapi ishte paraparë që të luante me Schalken që momentalisht garon në Bundesliga 2 dhe skuadrën tjetër gjermane SSVg Velbert, e cila garon në Oberliga të Gjermanisë.

    Lajmi konfirmohet për Shqip.com nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

    “Si fillim ishte paraparë që të marrim pjesë në një turne në Gjermani në muajin dhjetor, mirëpo turneu do të organizohet në mars të vitit të ardhshëm kur është pauza e skuadrave për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Në mars do të përballemi me Schalken dhe skuadrën SSVg Velbert”, ka thënë Tahir Batatina të mërkurën për Shqip.com.

    Skuadra nga Podujeva në vitet e fundit ka qenë një ndër skuadrat më të organizuara në futbollin e Kosovës.

    Në dy vite me radhë e ka fituar Kupën e Kosovës me ç’rast ka marrë pjesë më pas edhe në garat evropiane.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.