FC Prishtina 01 ka barazuar ndaj vendasit Lubaëa me rezultat 1-1 duke e ruajtur pozitën e parë në grup, për të kaluar në Main Round të Ligës së Kampionëve.
Pas dy fitoreve bindëse ndaj skuadrës islandeze, Isbjorninn (11-1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5-1), prishtinasi morën rezultat nikoqir edhe ndaj polakëve vendas të KSC Lubaëa.
Prishtina në këtë ndeshjen e tretë arriti një barazim shumë të vlefshëm 1-1, duke bërë që ta mbyll grupin si lider.
Casper Sendleëski i kaloi vendasit në epërsi 1-0 në minutën e tetë, por ishte Drilon Maxharraj, i cili barazoi 1-1 në minutën e 13-të dhe deri në fund të ndeshjes nuk pati gola tjerë.
Pas këtij barazimi, Prishtina e mbyll Grupin D me 7 pikë, po aq sa KSC Lubaëa, por me goldallim më të mirë, duke bërë që të jetë lider.
Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera me koeficiente më të lartë në ‘Main Raund’ me ndeshjet që zhvillohen nga 24 deri në 29 tetor.
Përpara, përpara bardhëekaltër ⚪️🔵
