Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC Prishtina 01 fituese e trofeut “Adem Jashari” në futsall
    Ballina-2

    FC Prishtina 01 fituese e trofeut “Adem Jashari” në futsall

    06/03/2023 23:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Prishtina 01 është skuadra fituese e trofeut “Adem Jashari” në edicionin e 14-të me radhë të këtij turneu, i cili organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit të Futsallit, në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së.

    Në ndeshjen finale të këtij turneu, i cili u zhvillua në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, Prishtina 01 shënoi fitore bindëse ndaj Malishevës, me rezultat 6:1.

    Paraprakisht në gjysmëfinale Prishtina 01 e mundi Liqenin, me rezultat 5:2, derisa Malisheva ishte më e mirë se Drenica, me rezultat 4:3.

    Në fund, medaljet dhe trofeun ekipit fitues të turneut ia dorëzuan presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjenerali Musa Jashari dhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Skenderajt, Alban Berisha. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.