Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin e talentuar, Amar Demolli
    Ballina-2

    FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin e talentuar, Amar Demolli

    19/12/2022 13:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    16-vjeçari është produkt i Shkollës së Futbollit “Kurda”, që njihet si “çerdhe” e talenteve, shkollë e cila drejtohet nga zbuluesi i madh i futbollisteve të talentuar, Mehmet Kurda.

    Demolli të hënën nën shoqërinë e babait të tij, Nuredinit dhe trajnerit Mehmet Kurda, ka firmosur kontratë me klubin tonë.

    Talenti prishtinas është edhe reprezentues i Kosovës U-17, Përfaqësuese me të cilën ka luajtur edhe në kualifikimet e fundit për Kampionatin Evropian.

    Amari u prezantua në klub nga drejtori sportiv Driton Krasniqi. Skuadra kryeqytetase arriti që ta rekrutojë në radhët e saj një futbollist të talentuar e bashkëpunimi trajnerin Mehmet Kurda do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Pas nënshkrimit të kontratës, Amari tashmë si futbollist i Prishtinës i pa nga afër ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” derisa pozoi me fanellën tonë edhe në fushën e gjelbër.

    Ai e ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit tonë.

    🎤𝑷𝒓𝒊𝒗𝒊𝒍𝒆𝒈𝒋 𝒕𝒆̈ 𝒋𝒆𝒔𝒉 𝒑𝒋𝒆𝒔𝒆̈ 𝒆 𝑭𝑪 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈𝒔 – Është privilegj shumë i madh që të jem pjesë e Prishtinës. Jam shumë i lumtur dhe premtoj se do ta jap maksimumin tim në fanellën bardhekaltër.

    🎤𝑷𝒖𝒏𝒂 – Do ta bëj më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të zë vend edhe në përbërje. Me punë mund të arrihet çdo gjë.

    🎤𝑷𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒊𝒇𝒐𝒛𝒆̈𝒕 – Tifozëve ju premtoj se do t’i bëj të lumtur me paraqitjet e mia. Shpresoj se me rezultatet tona do të kënaqen pas çdo sfide.

    TË LIDHURA

    Kampionia e Kosovës, Drita nesër mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve

    16/06/2025 23:15

    Chelsea e nis Kupën e Botës për Klube me fitore, triumfon ndaj Los Angeles

    16/06/2025 23:11

    Fituesi i medaljes olimpike me Iranin do ta përfaqësojë Kosovën në peshëngritje

    16/06/2025 22:05

    Laura Fazliu e jashtëzakonshme – fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

    16/06/2025 18:29
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.