Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC Prishtina vazhdon shkëlqimin, vjen fitorja e tretë me radhë, mposhtet Llapi në ‘Fadil Vokrri’
    Ballina-1

    FC Prishtina vazhdon shkëlqimin, vjen fitorja e tretë me radhë, mposhtet Llapi në ‘Fadil Vokrri’

    22/10/2022 19:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Leotrim Kryeziu dhe një tjetër në pjesën e dytë nga Endrit Krasniqi, kanë mjaftuar që Prishtina të marrë pikët e plota në derbin ndaj Llapit.

    Prishtina të shtunën në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll, mposhti llapjanët në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, me rezultatin 2:0.

    “Bardhekaltrit” patën më shumë nga loja në pjesën e parë.

    Në fillim të ndeshjes, pas harkimit të Gledi Micit të Prishtinës nga e majta, topi qëlloi shtyllën pas reagimit të portierit të Llapit, Ilir Avdyli.

    Prishtinës për pozitë jashtë loje iu anulua një gol i shënuar nga Kreshnik Uka në minutën e 11-të.

    Menjëherë në aksionin vijues, rastin më të mirë për Llapin e pati Francisco Rivera, i cili nuk arriti ta mposhtë portierin e Prishtinës, Ardit Nika. Nika e priti tentimin e meksikanit.

    Në minutën e 25-të, Uka ishte sërish në rast të mirë shënimi, por gjuajti mbi portë.

    Ndërkohë, në minutën e 37-të, Uka u shndërrua në asistues për Kryeziun që shënoi nga afërsia me gjuajtje të fuqishme.

    Rastet për të shënuar gola nuk munguan nga të dyja ekipet as në pjesën e dytë, por ishin kryeqytetasit ata që iu gëzuan golit të dytë dhe të qetësisë.

    Kryeziu fillimisht në minutën e 84-t qëlloi transversalen, ndërsa dy minuta më pas, Endrit Krasniqi nuk gaboi nga afërsia pas asistimit të Ukës.

    Për Prishtinën ishte fitorja e tretë rresht. Mposhti Ferizajn, më pas në mesjavë fitoi te Drita në udhëtim. Llapi nuk luajti në mesjavë, për shkak se zhvilloi ndeshjen e Superkupës “Kosovë-Diasporë”, të cilën e fitoi 3:1.

    Pas 12 ndeshjeve të luajtura, Prishtina forcohet në pozitën e tretë me 21 pikë.

    Llapi mbetet me 13 pikë në 11 ndeshje në pozitën e gjashtë.

    Në xhiron e 14-të, Prishtina luan në udhëtim te Ballkani, ndërsa Llapi e pret Dritën.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.