Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FC Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që “Xhebrailat” të jenë në derbi
    Ballina-1

    FC Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që “Xhebrailat” të jenë në derbi

    20/12/2024 19:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozëri të tyre zyrtare nuk kanë.

    Por FC Suhareka po dëshiron që në derbin e qytetit, edhe Ballkani të luaj pa mbështetësit e tyre të përhershëm.

    Klankosova.tv. mëson se kampionët e Kosovës, më datë 18.12.224, kanë dërguar në adresë të skuadrës që të dielen luan në cilësinë e vendasit, kërkesë për prezencën e “Xhebrailave”, e cila nuk është pranuar nga klubi organizator i kësaj përballje.

    “Me gjithë respektin, REFUZOJMË kërkesën tuaj për prezencën e tifozëve mysafirë, në përballjen e së dieles”, shkruhet ndër të tjera në përgjigjen që Suhareka’23 e ka kthyer tek “Portokall e Zinjtë”.

    Si arsye është përmendur çështja e sigurisë, pamundësia që t’u krijohet hapësirë e nevojshme dhe sigurim në shkallët e tribunës.

    Klankosova.tv ka kontaktuar me një zyrtar të FC Suharekës, i cili e mohoi të mos kenë pranuar që t’u bëjnë “konak” tifozëve të Ballkanit, anise refuzimi është bërë përmes e-mailit zyrtar të këtij klubi, të cilin e posedon edhe Klani.

    “Nuk është e vërtetë që ua kemi refuzuar kërkesën, pasi biletaria është e hapur dhe mund të blejë çdo kush bileta. Ne s’i kemi thënë asgjë, iu kemi thënë se në këtë lojë kemi diçka që marrim (fitim), nuk kemi tifozëri dhe tash e kanë gjetë ata me iu falë ne bileta, ne e kemi një rivalitet. Ne jemi të Suharekës, nga i njëjti vend. S’mund t’i sigurojmë bileta dhe nuk mund të iu ofrojmë siguri për bileta sepse jemi të një vendi”, tha ky zyrtar për Klani, duke mos dashur të bëhet publik emri i tij.

    Kjo që ndodhi dy ditë para se të zhvillohet derbi i qytetit në Suharekë, ka irrituar më së shumti tifozërinë zyrtare të tri herë kampionëve të Kosovës.

    Përmes një komunikate në Facebook, “Xhebrailat” kanë reaguar të premten.

    “Duke u nisur nga fakti që ekipi nikoqir nuk ka grup tifozësh të organizuar dhe plotësoheshin të  gjitha kushtet që ne si grup i organizuar të ishim prezent në tribinën e stadiumit, prisnim përgjigje pozitive nga klubi në fjalë por kërkesa jonë u refuzua dhe ne e vlerësojmë si reagim pa ndonjë arsye konkrete dhe na bën të shprehim indinjatën ndaj këtij momenti”.

    “Megjithatë jemi zotuar se përkrahja jonë ndaj Ballkanit do të jetë e përhershme dhe gjithmonë duke anuar korrekt me banera, koreografi, mesazhe e repertuar këngësh dhe momentet si këto na bëjnë të palëkundur ndaj asaj se për çfarë jemi betuar ndër breza”,thuhet në reagimin e “Xhebraliave”.

    “Xhebrailat” në stadiumin e qytetit të Suharekës, duke mbështetur Ballkanin

    Kujtojmë që përballja e së dieles është e katërta që këto dy skuadra ndeshen mes vete.

    Dy herë u takuan në edicionin e kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku njërin takim e fitoi Ballkani me rezulta 1-0, derisa tjetri u mbyll 2-2.

    Edhe këtë edicion, duelin e parë e fituan “Xhebrailat” me po të njejtin rezultat, si në fitoren e parë, 1-0.

    Ndeshja FC Suhareka’23 – Ballkani, e vlefshme për xhiron e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 13:00.

    TË LIDHURA

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20

    Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd

    11/09/2025 19:42

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32

    Latifi përveç pikëve, liston përfitimin e madh që bëri Kosova në duel me Suedinë: Fituam shumë promovim për Kosovën

    11/09/2025 14:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.