Skuadra kosovare FC Suhareka po qëndron në Turqi, në parapërgatitje për sezonin pranveror.
Suhareka sot ka zhvilluar një miqësore në Antalya, kundër skuadrës braziliane, FC Gremio.
Skuadra e Ligës së parë pati paraqitje fantastike edhe pse humbi me rezultat 2-3.
Golashënues për skuadrën e Suharekës ishin Liridon Fetahaj dhe Armend Abazi. /GazetaSport