Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Federata e Basketbollit e Greqisë i kërkon sqarime FBK-së, në lidhje me pretendimet e Prishtinës
    Ballina-2

    Federata e Basketbollit e Greqisë i kërkon sqarime FBK-së, në lidhje me pretendimet e Prishtinës

    22/04/2023 21:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një gjë e shëmtuar u pretendua nga klubi i basketbollit Prishtina se u tentua të manipulohet ndeshja e tyre e fundit me Trepçën.

    Klubi prishtinas hodhi akuza të ashpra se dy gjyqtarët grekë ishin parë në një mercedes duke pranuar paratë. Në lidhje me këtë reagoi klubi i Trepçës, ku tha se nuk janë të përfshirë në këtë rast dhe janë të pastër.

    Për këtë rast u deklarua edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i cili potencoi se dy gjyqtarët në fjalë e kanë pasur një takim të paautorizuar me persona të tretë, ku nuk është informuar FBK-ja, për këtë sipas tij, edhe janë ndërruar gjyqtarët në atë ndeshje.

    Ndërkohë, në lidhje me këtë situatë që është krijuar në basketbollin vendor, ka reaguar edhe Federata e Basketbollit e Greqisë, nga edhe vinë gjyqtarët, duke thënë se do të kërkojnë sqarime shtesë nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

    “Federata greke nuk ka asnjë informacion zyrtar, por kur ka marrë dijeni për çështjen jozyrtare (pasi është një postim në rrjetet sociale), menjëherë i ka dërguar një letër Federatës së Kosovës, me të cilën kërkon informacion zyrtar për këtë çështje, në mënyrë që:

    1. a) Ose për të parandaluar njollosjen e gjyqtarëve grekë nëse ekziston dhe nuk ka prova për ndonjë gjë të dënueshme, ose
    2. b) Të hapet menjëherë një dosje dhe të vazhdohet me të gjitha veprimet dhe hetimet e nevojshme nëse federata e vendit konfirmon se ka diçka të dënueshme që po hetohet”, thuhet në reagimin e tyre.
    TË LIDHURA

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31

    Daja me Dinamo Cityn mposhtin thellë Ballkanin në miqësore

    24/06/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.