Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Federata e Tenisit e Kosovës do të kërkojë dënimin e Gjokoviqit
    Ballina-2

    Federata e Tenisit e Kosovës do të kërkojë dënimin e Gjokoviqit

    29/05/2023 22:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Novak Gjokoviq po vazhdon me veprimet e tij skandaloze kundër Republikës së Kosovës.

    Tenisti serb dha një mesazh kundër Kosovës pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit “French Open”.

    Ai u pa duke marrë një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën”.

    Pas kësaj ka reaguar edhe Federata e Tenisit e Kosovës. Kjo Federatë ka bërë të ditur se do të kërkojë dënimin e Gjokoviq nga ana Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe organizatorit “Roland Garros”.

    Reagimi i plotë nga FTK (pa ndërhyrje):

    “Djokovic provokon sërish me përkrahje nacionaliste!

    Tenisti sërb Novak Djokovic vazhdon me sjelljet e tij nacionaliste dhe shoviniste përmes provokimeve ndaj shtetit të Kosovës.

    Ai sot në “Roland Garros” pas përfundimit të ndeshjes kundër A. Kovacevic në kamerën ku shënohen mesazhe nga fituesi i ndeshjes, Djokovic shënoi: “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”.

    Ndaj një sjelljeje të tillë, që po përsëritet shumë shpesh, nuk po mirret asnjë masë dënuese, e kjo nuk mund të justifikohet.

    Federata e Tenisit të Kosovës do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit të vendit dhe popullit të tij, por në të njëjtën kohë në mbrojtje të vlerave që tenisi si sport përcjell në përgjithësi, që janë bashkimi mes njerëzve, shpresa, gëzimi dhe pasioni për gjithëpërfshirje.

    Federata e Tenisit do të kërkoj dënimin e Djokovic nga ana e International Tennis Federation ATP Tour dhe ROLAND-GARROS si organizator”.

    TË LIDHURA

    Austria e Irlanda me ekipe më të “shtrenjta” se Kosova

    13/02/2026 19:27

    Ylli i Austrisë u dënua nga UEFA për sharjen e shqiptarëve

    13/02/2026 19:26

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.