Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Federata e Volejbollit reagon për rrahjen në Ferizaj
    Ballina-1

    Federata e Volejbollit reagon për rrahjen në Ferizaj

    02/12/2024 14:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Volejbollit e Kosovës ka reaguar të hënën, një ditë pas rrahjes në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

    Pas finales së Kupës të Federatës në volejboll në mes të Ferizajt dhe Pejës janë përfshirë në rrahje disa volejbollistë të Pejës me disa shikues.

    Në transmetimin e ndeshjes në “Youtube” janë parë lojtarët e klubit të volejbollit Peja duke u ngjitur me vrap në tribunat e palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj. 

    Me vrap pas lojtarëve të Pejës janë parë duke shkuar edhe disa persona që qëndronin në tribunën qendrore të palestrës ku u zhvillua finalja e Kupës së Federatës. 

    “Volejbolli nuk njihet si sport i dhunshëm, por përkundrazi, njihet si një lojë që promovon bashkëpunimin, respektin dhe garën e ndershme. Pikërisht për këtë arsye, ngjarje të tilla, që përfshijnë dhunë ose tensione, janë të papranueshme dhe bien në kundërshtim me rregullat, frymën dhe vlerat që ky sport synon të përcjellë”, shkruan në reagimin e FVK-së.

    Federata e volejbollit ka kërkuar nga institucionet të marrin masa ndaj personave të përfshirë në rrahje.
    “FVK në bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe instancat përkatëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të gjithë akterët e përfshirë në ngjarje të tilla të japin llogari për veprimet e tyre. Ky angazhim reflekton përkushtimin e FVK-së për të ruajtur integritetin dhe vlerat e sportit, duke u siguruar që sjelljet e papranueshme të mos tolerohen. Ky qëndrim i vendosur synon të dërgojë një mesazh të qartë se volejbolli dhe sporti në përgjithësi duhet të mbeten hapësira të respektit, fair-play-it dhe pasionit, duke larguar çdo formë sjelljeje që dëmton këto parime”, shkruan në reagim.

    Finalen me 3:2 në sete e fitoi Ferizaj, por mbeti nën hije të asaj që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.