Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Federata Franceze ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të Emy Martinez ndaj Mbappes
    Ballina-2

    Federata Franceze ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të Emy Martinez ndaj Mbappes

    23/12/2022 20:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata Franceze e Futbollit thuhet se ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të portierit argjentinas Emiliano Martinez ndaj sulmuesit të tyre Kylian Mbappe.

    Portieri i Aston Villa në mënyrë të përsëritur u tall me Mbappen pasi skuadra e tij mundi Francën në penallti pas një barazimi dramatik 3-3 në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022” të dielën.

    ⁠Martinez fillimisht bëri thirrje për “një moment heshtje” për Mbappen gjatë festimeve në zhveshtore pas ndeshjes në Katar, përpara se të vazhdonte në të njëjtën mënyrë kur Argjentina u kthye në Buenos Aires për një paradë fitoreje.

    Atje Martinez mbante një kukull me fytyrën e Mbappes duke e tallur brutalisht, pavarësisht se qëndronte pranë bashkëlojtarit të francezit në Paris St-Germain, Lionel Messi.

    Këto gjeste të vazhdueshme të Martinezit nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e federatës franceze të futbollit.

    Sipas mediumit The Telegraph, Federata Franceze e Futbollit ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të portierit argjentinas Emiliano Martinez ndaj Kylian Mbappe.

    Veprimet e Martinez kanë shkuar ‘shumë larg’ për Noel Le Graet, presidentin e FA franceze, pasi ai ka shkruar një letër zyrtare ankese.

    “I kam shkruar homologut tim nga Federata Argjentinase, këto teprime më duken jonormale, në kuadër të një gare sportive dhe e kam të vështirë të kuptoj. Kjo po shkon shumë larg. Sjellja e Mbappe ka qenë shembullore”, ka thënë Le Graet.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.