Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Federata rumune pret dënim të ashpër nga UEFA pas incidentit ndaj Kosovës
    Ballina-1

    Federata rumune pret dënim të ashpër nga UEFA pas incidentit ndaj Kosovës

    13/09/2023 12:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në Federatën e Futbollit të Rumanisë (FRF) po frikësohen nga dënimi i ashpër i UEFA-s, për shkak të shpalosjes së mesazhit “Kosova është Serbi” në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, të luajtur në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

    Ndeshjen e fitoi Rumania 2:0, por në pjesën e parë ajo u ndërpre për shkak të mesazhit që e shpalosën huliganët e grupit ultras “Uniti sub tricolor”.

    Zëdhënësi i federatës rumune, Mohai Stoichita ka pranuar se pas ndërprerjes së ndeshjes, do të vinte deri tek anulimi i saj dhe Rumania do ta humbte atë me rezultatin zyrtar 3:0. Megjithatë, pasi ndeshja vazhdoi dhe përfundoi me fitoren e rumunëve, në federatë janë të përgatitur për gjobë të majme dhe dënim të ashpër nga UEFA. Madje, ata janë të bindur se do të dënohen që dy ndeshjet e ardhshme si vendas, do t’i luajnë pa praninë e tifozëve.

    Deri në fund të këtij cikli eliminator, Rumania do t’i zhvillojë edhe katër ndeshje, ku dy prej tyre do t’i luajë në shtëpi. Me Andorrën (15 tetor) dhe Zvicrën (21 nëntor), ndeshje këto me të cilat i mbyll kualifikimet.

    Stoichita shtoi se mesazhet e tilla nuk vend në stadiumet e futbollit dhe se nuk tolerohen në asnjë mënyrë si nga UEFA ashtu edhe nga FIFA.

    “Iu thash atyre djemve në tribunë se ne nuk kemi luftë, nuk kemi armë, por një top dhe fanella të ndryshme. Jemi kundërshtarë për 90 minuta pas të cilave do të vazhdojmë ta respektojmë njëri-tjetrin. Nuk jemi në luftë me askënd. Jetojmë në demokracinë e futbollit dhe jo atë politike. Jam frikësuar se do ta humbim ndeshjen me rezultat zyrtar”, ka thënë Stoichita. “Me Andorrën, është punë e kryer dhe nuk do të luajmë me praninë e tifozëve. Por, po presim që të luajmë pa tifozë edhe në ndeshjen kundër Zvicrës. Këto dënime me siguri se do të shqiptohen nga UEFA, e cila është shumë strikte në rregullat e saj dhe nuk lejon mesazhe politike në stadiume”.

    TË LIDHURA

    Paçarada drejt Championshipit

    11/07/2025 23:18

    Ishte zbulim i Mourinhos, ish-futbollisti i Realit transferohet te skuadra shqiptare

    11/07/2025 20:26

    Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

    11/07/2025 20:02

    Pse brazilianët janë kaq të mirë në futboll?

    11/07/2025 17:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.