Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Federatës zvicerane nuk i pëlqejnë deklaratat e Granit Xhakës nga Prishtina
    Ballina-1

    Federatës zvicerane nuk i pëlqejnë deklaratat e Granit Xhakës nga Prishtina

    10/09/2023 17:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka ka kritikuar indirekt përzgjedhësin e Zvicrës, Murat Yakin, pas barazimit me Kosovën. Deklarata e Xhakës pas ndeshjes në Prishtinë ka bërë bujë në mediat zvicerane. Kapiteni i Zvicrës ishte kritik ndaj mënyrës se si përfaqësuesja përgatiti ndeshjen ndaj Kosovës.

    Por deklaratat e Xhakës nuk janë pëlqyer nga përgjegjësit në Federatën e Futbollit të Zvicrës.

    Të dielën, për mediat zvicerane, ka folur drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami. Ai ka theksuar se nuk dëshiron t’i kushtojë shumë rëndësi deklaratës së Xhakës.

    “Kam parë momentin kur Xhaka e tha këtë”, ka thënë Tami. Sipas tij, është pak e kuptueshme pasi ishte moment emocional për Xhakën. “Por nuk më pëlqeu, një deklaratë e tillë nuk i ndihmon askujt”, ka shtuar Tami, përcjell “Blick” të dielën.

    Sipas Tamit, për lojtarët është më mirë të flasin për paraqitjen personale.

    “Lojtarët janë përgjegjës për kualitetin e stërvitjes. Por për mua nuk është problem nëse ka mendime të ndryshme”, ka shtuar Tami.

    Xhaka kishte deklaruar pas ndeshjes se mënyra se si luajti Zvicra shfaqte atë që është punuar gjatë gjithë javës në stërvitje.

    “Mënyra se si luajtëm ishte ajo se si vepruam gjatë gjithë javës. Nuk stërvitëm si duhet. Nuk kishte temp e intensitet siç duhej të kishte. Dukej sikur po luanim ndeshje miqësore ose po luanim në park. Kështu nuk shkon. Nuk mund të kalosh nga 0 në 100 kur gjithë javën nuk bën shumë. Asnjë lojtar në botë nuk mund ta bëjë këtë”, ka thënë Xhaka.

    Yakin është përgjigjur duke deklaruar se do të bisedojë me Xhakën.

    “U stërvitëm si zakonisht, gjithçka ishte nën kontroll. Sigurisht se nuk mund të zbatonim gjithçka siç ishte planifikuar. Por, e kemi edhe një ndeshje tjetër. Nuk mund të supozojmë thjesht se do të marshojmë nëpër këtë grup. Do të diskutoj privatisht me Granitin se cila ishte ideja prapa deklaratës që dha”, tha Yakin.

    Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk kishin ndeshjen më të mirë në Prishtinë. Ka pasur plot vlerësime se të dy shqiptarët janë kursyer në momente. Por pas ndeshjes Xhaka ka hedhur përgjegjësinë te shtabi teknik për mënyrën se si luajti Zvicra.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.