Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Felixi huazohet te Chelsea, por rinovon kontratën me Atleticon
    Ballina-2

    Felixi huazohet te Chelsea, por rinovon kontratën me Atleticon

    11/01/2023 18:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Portugalisë, Joao Felix iu bashkua Chelseat në formë huazimi nga Atletico Madridi të mërkurën në një marrëveshje që do ta mbajë atë në klubin e Premier Leagues deri në fund të sezonit. Felix, gjithashtu para se ta kompletojë huazimin te skuadra londineze, ka zgjatur kontratën e tij me Atleticon edhe për një vit tjetër, deri në qershor 2027.

    “Chelsea është një nga skuadrat e mëdha në botë dhe shpresoj ta ndihmoj të arrijë objektivat që ka, kështu që jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i emocionuar për të luajtur në ‘Stamford Bridge’. Me padurim pres lojën time të parë”, tha lojtari gjatë prezantimit te Chelsea. Felix u bë lojtari i tretë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave kur Atletico pagoi klauzolën e blerjes së tij prej 130 milionë eurosh në vitin 2019 për ta transferuar nga skuadra e Benficas. 23-vjeçari Felix këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone, por Atletico sërish bëri një lëvizje për ta rinovuar kontratën e tij aktuale.

    “Atletico Madridi i uron Joao Felixit çdo sukses në këtë fazë të re profesionale”, thuhej në njoftimin e klubit spanjoll.

    Felixi do të shpresojë të rikthejë formën e tij më të mirë te Chelsea, ekip që ka pasur vështirësi në repartin e sulmit dhe një seri e rezultateve të dobëta kohët e fundit, e kanë futur nën presion trajnerin Graham Potter. Chelsea tani ka nënshkruar me katër lojtarë në afatin kalimtar të janarit – sulmuesin David Datro Fofana, mesfushorin Andrey Santos dhe mbrojtësin Benoit Badiashile – por Felix është deri tani profili më i lartë.

    “Te Chelsea kanë luajtur shumë lojtarë të Portugalisë, Deco, Ricardo Carvalho, Raul Meireles e shumë të tjerë, por ka pasur edhe lojtarë të mëdhenj si Frank Lampard, Eden Hazard e Dider Drogba. Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për ta ndihmuar ekipin në çdo ndeshje”, ka shtuar Felix. “Jam i gatshëm për këtë aventurë dhe shpresoj ta kem edhe përkrahjen e madhe të tifozëve. Është kënaqësi të luaj në Premier League dhe unë jam lojtar që mund ta dëshmoj veten në këtë ligë”.

    Felix i shtohet gamës së madhe të opsioneve të sulmit që do ta ketë në dispozicion trajneri Potter, ndërsa për një vend titullari, do të konkurrojë me Raheem Sterlingun, Christian Pulishiqin, Pierre-Emerick Aubameyangun, Kai Havertzin dhe Hakim Ziyechun. Portugezi nuk i përmbushi kurrë plotësisht pritjet që erdhën së bashku me transferimin e tij të profilit të lartë në vitin 2019 për ta zëvendësuar Antoine Griezmannin, i cili ishte larguar nga Atletico për t’u bashkuar me Barcelonën. Më pas, ai u konsiderua nga shumë në Portugali si pasardhësi i Cristiano Ronaldos dhe tifozët e Atleticos prisnin që Felixi të bëhej një nga yjet më të mëdha të ekipit.

    Sezoni i tij i parë i dobët u fajësua kryesisht për atë që kishte nevojë për më shumë kohë për t’u përshtatur për të luajtur në një ligë të lartë. Ai fitoi kampionatin e ligës spanjolle me Atleticon sezonin e ardhshëm, pavarësisht se luftoi me lëndimet dhe nuk kishte një rol kyç në kampanjën e titullit. Që atëherë, ai ka treguar paraqitje të mira, por nuk ka luajtur vazhdimisht në nivelin që fansat kishin shpresuar ta shihnin. Largimi i tij nga Atletico vjen mes raporteve se ai kishte shumë në mosmarrëveshje me trajnerin Simeone, i cili ka mohuar vazhdimisht të ketë ndonjë problem me lojtarin. Aktualisht, Chelsea po lufton këtë sezon për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Zë vendin e dhjetë në tabelë me 25 pikë, dhjetë më pak se Manchester Unitedi që është i katërti.

    TË LIDHURA

    Drita nis transferimet, zyrtarizon futbollistin që ishte pjesë e Feronikelit ’74

    18/06/2025 20:34

    City e nis me fitore mbrojtjen e Kupën së Botës për Klube

    18/06/2025 20:27

    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës, talenti italian i Formula 1 jep provimet e maturës: Isha i tensionuar, por bëra më të mirën

    18/06/2025 18:13

    Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

    18/06/2025 17:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.