Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Femrat U19 / Kosova pëson humbje nga Sllovenia në ndeshjen përcaktuese
    Ballina-2

    Femrat U19 / Kosova pëson humbje nga Sllovenia në ndeshjen përcaktuese

    14/11/2023 16:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U19 në ka pësuar humbje nga Sllovenia U19, në ndeshjen vendimtare për promovim në Ligën A për kualifikimet e Evropianit “Lituania 2024″.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Igrišče Terme” në Çatezh u mbyll me shifrat 5:2, në dobi të vashave sllovene. Rezultati u zhbllokua në minutën e 9-të kur shënoi Naja Miheliç. Vetëm dy minuta më vonë Noelle Vilçnik shtoi epërsinë e slloveneve në 2:0, teksa Naja Miheliç shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë për 3:0.

    E njëjta futbolliste kompletoi “HatTrik”-un vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë për 4:0. Të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit, në minutën e 51-të e ngushtuan disavantazhin me golin e Eltina Bozhdaraj. E njëjta futbolliste realizoi edhe në minutën e 80-të, por ishte vonë për ndryshim të epilogut të ndeshjes, ngase paraprakisht në minutën e 61-të Sllovenia shënoi edhe golin e pestë përmes Nezha Çebashek. Do theksuar se për Dardanet gjërat u vështirësuan edhe më shumë nga minuta e 60-të kur Kreshnike Ramaja u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.