Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ferizaj, me tetë janar rikthehet në stërvitje me objektiva rikthimi në Superligë
    Ballina-2

    Ferizaj, me tetë janar rikthehet në stërvitje me objektiva rikthimi në Superligë

    03/01/2024 20:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Ferizaj ka njoftuar se me tetë janar do t’i nis stërvitjet për stinorin pranveror në Ligën e Parë të Kosovës, në futboll.

    Ferizaj tashmë i ka objektivat e qarta, rikthimi në elitë dhe kjo ka bërë që klubi të mobilizohet duke sjell edhe risi duke e angazhuar lojtar derisa një pjesë të përgatitjeve do t’i zhvillojë në Shqipëri.

    Njoftimi i plotë i FC Ferizaj:

    Të dashur tifozë të klubit tonë, pas një pushimi të merituar, skuadra jonë me datë 8 janar do të fillojë fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

    Përgatitjet do të zhvillohen në dy faza. Do të nisim me 8 janar, ku deri me datë 27 janar do të qëndrojmë në Kosovë, me që rast do zhvillojmë edhe dy ndeshje testuese apo miqësore.

    Kurse me datë 27 janar do të zhvendosem në Shqipëri, konkretisht në Hotel Tropikal, që gjindet në qytetin e Durrësit.

    Në Shqipëri i kemi të aranzhuara disa ndeshje miqësore, për ta kthyer ritmin e për të testuar formën e secilit futbollist.

    Shpresojmë se kjo kohë e përgatitjeve do të na shërbej që të marrim energjitë e të jemi të gatshëm për një pranverë të nxehtë e të gjatë.

    Na pret një pune e madhe dhe ne besojmë fuqishëm se me angazhim maksimal nga e gjithë skuadra, sezonin e ardhshëm do jemi pjesë e Superligës, me synime të qarta dhe jo vetëm si spektator.

    Qëndroni me ne sepse ditëve në vazhdim do të bëjmë publike edhe transferet e reja, që padyshim se do e ngrisin cilësinë dhe konkurencen brenda skuadrës.

    FC Ferizaj🔵⚪️. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.