Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ferizaj përforcohet me futbollistin maqedonas
    Ballina-2

    Ferizaj përforcohet me futbollistin maqedonas

    04/01/2024 16:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Ferizaj njofton se pas disa negociatash ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit me tipare defenzive nga Maqedonia e Veriut, Riste Temelkov.

    Mesfushori i transferuar, Temelkov së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Gjorce Petrov. Ai është pjesë e futbollit aktiv dhe profesionist që prej vitit 2013, duke luajtur në skuadrat si: KF Tivkes, Brera Strumica, Bregalnica Stip dhe FK Horizont Turnovo.

    “Temelkov njihet për fizikusin dhe qëndrueshmërinë në këmbët e tij. Ai po ashtu ka vizion të qartë për të lidhur mbrojtjen me sulmin. Njëra ndër karakteristikat më të rëndësishmë të tij është saktësia në topat e gjatë, konkretisht pasimet diagonale.

    Pas dy goditjeve në fazën e sulmit, ne tashmë po punojmë që të forcojmë mesfushën dhe mbrojtjen, për të kompletuar skuadrën për fazën pranverore.

    Ne jemi të angazhuar që stafit teknik, në krye me Arsim Abazin, të ia ofrojmë lojtarët më të mirë që janë në tregun e transferimeve, para fazës përgatitore që fillon me 8 janar.

    Andaj ditëve në vazhdim do të finalizojmë edhe transferet për të cilët jemi në negociata”, ka shkruar FC Ferizaj. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.