Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ferizaj s’ka të ndalur, mposht Trepçën ‘89 në Mitrovicë dhe del nga zona e rënies
    Ballina-1

    Ferizaj s’ka të ndalur, mposht Trepçën ‘89 në Mitrovicë dhe del nga zona e rënies

    11/03/2023 16:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ferizaj e ka fituar ndeshjen e skuadrave që po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit kosovar.

    Ferizajasit të shtunën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, mposhtën Trepçën ’89 me rezultatin 1:0. Për Ferizajn ishte fitorja e katërt në stinorin pranveror dhe e dyta rresht.

    Skuadra e drejtuar nga Andrej Panadiq ka edhe dy barazime e një disfatë. Ndërkohë, mitrovicasit pësuan disfatën e katërt në vitin 2023 në Superligë. Kanë edhe dy fitore e një barazim.

    Golin e fitores për ferizajasit e shënoi sulmuesi kroat, Mateo Panadiq, në minutën e 18-të të ndeshjes.

    Me këtë fitore, Ferizaj tani ka 27 pikë, ndërsa Trepça ’89 mbetet me 26 pikë.

    Në xhiron e ardhshme të Superligës, Trepça ’89 luan sërish në shtëpi kundër Dukagjinit, ndërsa Ferizaj e pret kampionin në fuqi, Ballkanin.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.