Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fernandes flet për momentin e supozuar të sikletshëm me Ronaldon
    Ballina-1

    Fernandes flet për momentin e supozuar të sikletshëm me Ronaldon

    18/11/2022 18:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bruno Fernandes ka folur për ribashkimin e tij të supozuar me Cristiano Ronaldon gjatë grumbullimit në Portugali, ku ka hedhur poshtë çdo përçarje në skuadër

    Ronaldo nuk u përmbajt gjatë një interviste eksplozive me Piers Morgan në të cilën ai kritikoi shumë skuadrën nga Old Trafford përfshirë menaxherin Erik ten Hag dhe bordin. Kur Fernandes i takua me të në kampin e Portugalisë, mesfushori nuk kishte për t’i thënë shumë gjëra kapitenit të tij por pati një shtrëngim duarsh që dukej se u bë më detyrim. Kjo, në mënyrë të pashmangshme dërgojë të spekulimet që marrëdhëniet në mes të dy lojtarëve ishin përkeqësuar – një gjë që Fernandes e ka mohuar.

    “Nuk kam problem me askënd”, theksoi ai.

    “Pse e thoni këtë? A vunë ata ndonjë përgjues pas? A dëgjuat ju ndonjë tingull? Do të duhej ta bënit. Tingulli me thotë se ju jeni duke bërë humor me mua”, tha mesfushori kur u pyet a e ka  shpërfillur Ronaldon.

    28 vjeçari përsëriti që ai është fokusuar për t’ia dalë sa më mirë me Portugalinë në Botëror dhe e tërë skuadra do të përpiqet që ta ndihmojë Ronaldon që të këtë sukses. “Duhet të jemi të fokusuar në Botëror për shkak se një Botëror nuk vjen shpesh. Nuk keni mundësi që të luani shpesh në Botëror. Cristiano luan Botërorin e pestë kështu që të gjithë janë të gatshëm që ne ta ndihmojmë lojtarin më të mirë në skuadër për të fituar”, shtoi ai.

    Joao Mario po ashtu ka qartësuar se Ronaldo ka bërë humor me Fernandes pasi që ai arriti vonë në kampin e Kombëtares në Lisbonë.

    Pasi deklasuan Nigerinë me rezultat 4-0 në miqësore, Portugalia do të fillojë kampanjën e tyre në Botëror me një lojë kundër Ganës më 24 nëntor.

    TË LIDHURA

    Spalletti largohet me fitore nga Italia

    09/06/2025 23:42

    Shkëlqen Haaland, Norvegjia drejt kualifikimit në Botëror

    09/06/2025 23:39

    Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

    09/06/2025 22:19

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.