Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fernando Santos: E respektojmë skuadrën shqiptare, por në Poloni vendosim ne
    Ballina-2

    Fernando Santos: E respektojmë skuadrën shqiptare, por në Poloni vendosim ne

    26/03/2023 16:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Polonia zhgënjeu në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024, teksa pësoi një humbje me rezultatin e thellë 3 me 1, ndaj Çekisë dhe tashmë lojtarët polakë kanë premtur “luftë” të vërtetë në përballjen me “legjionarët” e Kombëtares sonë ditën e nesërme.

    Një deklaratë të tillë e ka bërë dhe tekniku i “shqiponjave të bardha”, Fernando Santos, i cili edhe pse e konsideron si një grup të fortë Kombëtaren shqiptare, tha se do të jenë vetë polakët ata që do të vendosin në ndeshjen e së hënës.

    Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë për klube të mëdha, por dhe lojtarët tanë luajnë për ekipe të mëdha. Nëse qëndrojmë të fokusuar, atëherë do të kemi kualitetin për të shmangur problemet.

    Ne duam të tregojmë karakterin dhe atë që e karakterizon Poloninë. Aftësia për të sakrifikuar dhe aftësia për të bërë gjëra të mëdha. Mund të themi që e respektojmë skuadrën shqiptare, por ne jemi ata që vendosin këtu”,- tha Fernando Santos, për përballjen me Shqipërinë.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.