Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Feronikeli 74 prezanton edhe dy transferimet e reja
    Ballina-2

    Feronikeli 74 prezanton edhe dy transferimet e reja

    11/07/2023 16:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi nga Drenasi, Feronikeli 1974 ka zyrtarizuar transferimin e dyshes sulmuese, Alban Shillova dhe Bachare Razack.

    “Industrialistët” kanë vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri, pas inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

    Drenicasit para disa ditësh njoftuan 13 transferime, ndërsa sot (e martë) njoftuan edhe dy prurje të reja.

    Bëhet fjalë për dyshen sulmuese, Alban Shillova dhe Bachare Razack nga Burkina Faso.

    Ishte vet presidenti i Feronikeli 74, Erlind Krasniqi, i cili njoftoi transferimet e tyre me anë të një postimi në profilin privat në Facebook.

    Shillova është emër i njohur në futbollin e Kosovës, pasi ka luajtur për klube si Flamurtari, Llapi, Prishtina dhe së fundmi Malisheva.

    Në anën tjetër, Bachare ka bërë karrierë kryesisht në Ligën e Parë, ku ka luajtur me 2 Korrikun dhe Flamurtarin.

    TË LIDHURA

    Austria e Irlanda me ekipe më të “shtrenjta” se Kosova

    13/02/2026 19:27

    Ylli i Austrisë u dënua nga UEFA për sharjen e shqiptarëve

    13/02/2026 19:26

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.