Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Festë për Amir Rrahmanin, Napoli kampion i Italisë
    Ballina-1

    Festë për Amir Rrahmanin, Napoli kampion i Italisë

    23/05/2025 22:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Napoli e ka fituar betejën me Interin për t’iu gëzuar titullit të kampionit në Serie A. 

    Gara në kampionatin italian të futbollit është vendosur vetëm në xhiron e fundit. Dy ndeshjet vendimtare për titull janë luajtur të premten mbrëma. Napoli e Interi nuk kanë lejuar befasi, por festa është për napolitanët pasionantë.

    Napoli fitoi 2:0 ndaj Cagliarit për titullin e katërt të kampionit në histori. Të parin e fitoi në vitin 1987, të dytin në vitin 1990, ndërsa të tretin në vitin 2023. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte pjesë e rëndësishme e Napolit në edicionin 2022/2023 dhe vazhdon të jetë pjesë e kësaj skuadre të veçantë. 

    Madje Rrahmani asistoi në golin e dytë të Napolit, në fitoren 2:0 ndaj Cagliarit, të premten. Në minutën e 51-të, Rrahmani bëri pasim të gjatë për Romelu Lukakun, që pasi u lirua nga dy mbrojtës të Cagliarit, shënoi gol. Golin e parë për Napolin e realizoi Scott McTominay në minutën e 42-të.

    Napoli e përfundoi kampionatin me 82 pikë, një më shumë se Interi.

    Interi fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Comos, por fitorja nuk ishte e mjaftueshme. Stefan de Vrij dhe Joaquin Correa i shënuan golat për Interin, që megjithatë e ka edhe një rast për trofe. Do të paraqitet në finale të Ligës së Kampionëve, ku përballet me Parisin.

    Të premten festa megjithatë ishte në “Diego Maradona” në Napoli dhe përreth këtij stadiumi. Kënga nuk është ndalur dhe nuk pritet të ndalet gjatë.

    Amir Rrahmani vlerësohet se ka merita të mëdha për suksesin e Napolit. Ka shfaqur stabilitet gjatë gjithë edicionit në qendër të mbrojtjes. Tashmë vlerësohet prej mbrojtësve më të mirë në kampionatin italian, ndërsa formacioni bazë i Napolit nuk mendohet pa të. 

    Serie A është kampionati i fundit i madh që vendoset. Titujt e këtij edicioni i kanë fituar Liverpooli, Barcelona, Bayerni, Parisi dhe Napoli.

    TË LIDHURA

    Kosova barazon, i mbetet të luftojë në plejof që të kthehet në Ligën B

    03/06/2025 22:07

    Dyshja e talentuar e Kosovës U19, Engjell Krasniqi dhe Floni Selimi duan fitore në miqësore

    03/06/2025 22:05

    Ballkani kthen Nderim Nexhipin si drejtor sportiv

    03/06/2025 19:32

    Drilon Islami me synim të qartë – përmes Clujit te kombëtarja e Kosovës

    03/06/2025 18:08
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.