Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Festimet e tij janë unike, Galliani: Do jepja jetën për këtë klub
    Ballina-1

    Festimet e tij janë unike, Galliani: Do jepja jetën për këtë klub

    12/01/2023 17:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas Interit vjen Juventusi. Monzën e pret një tjetër përballje e vështirë, por tashmë në Kupën e Italisë, sfidë që do zhvillohet të enjtën e ardhshme (19 janar) dhe do transmetohet në SuperSport.

    Adriano Galliani e shijoi në stilin e tij golin e barazimit ndaj Interit (2-2). Drejtuesi legjendar italian, zemra e të cilit është e ndarë mes Milanit dhe Monzës, skuadrës së qytetit ku ka lindur, është gati të përjetojë të tjera emocione ndaj bardhezinjve të Allegrit.

    “Do të jepja jetën për Monzën, ky është shkaku pse ‘çmendem’ gjatë festimit të golave. Jemi të kënaqur me rrugëtimin në kampionat. Tani na pret Juventusi në Kupë.

    Nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në atë ndeshje… Ruaj ende kontakte me gjithë trajnerët që kanë punuar këtu. Berlusconit do i jem mirënjohës gjatë gjithë jetës për atë që ka bërë për këtë klub”, u shpreh Galliani.

    Monza siguroi sezonin e kaluar ngjitjen në Serie A, për herë të parë në historinë e klubit 111-vjeçar. Ekipi renditet përkohësisht në vendin e 15-të me 18 pikë, nëntë mbi zonën e ftohtë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.