Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Festival golash, Sassuolo fiton bindshëm ndaj Milanit
    Ballina-2

    Festival golash, Sassuolo fiton bindshëm ndaj Milanit

    29/01/2023 15:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nuk ka këndellje për kampionin e Italisë.

    Milan ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serie A, këtë herë duke u mposhtur nga Sassuolo me rezultat 2:5 në shtëpi.

    Defrel dhe Fratessi realizuan në minutat 19 dhe 21, para se Giroud të ngushtonte epërsinë tre minuta më pas.

    Berardi riktheu epërsinë e dy golave kur realizoi në minutën e 30-të, shkruan Gazeta Express.

    Lauriente shënoi për 1:4 në minutën e 47-të, e që ishte goli i nokautit për kuqezinjtë.

    Më pas Matheus Henrique shënoi për 1:5, para se Origi të ngushtonte epërsinë në 2:5 në minutën e 81-të.

    Kësisoj, Milan mbetet në kuotën e 38 pikëve në vendin e katërt, kurse Sassuolo ngjitet në kuotën e 20 pikëve në pozitën e 16-të

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.