Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK aranzhon edhe miqësoren e dytë, kundërshtar kombëtare nga Azia
    Ballina-1

    FFK aranzhon edhe miqësoren e dytë, kundërshtar kombëtare nga Azia

    28/05/2024 17:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futboll me 5 qershor zhvillon miqësoren e parë që do të luhet në Oslo me Kombëtaren e Norvegjisë.

    Trajneri Franco Foda nesër pritet të zbarkojë në Kosovë ndërsa të enjten do ta publikojë listën e të ftuarve.

    Gjithsesi, risi e muajit qershor siç mëson Ballkani.info do të jetë ndeshja e dytë miqësore.

    Ajo do të jetë me një kombëtare nga Azia ndërsa merret vesh se ky takim do t’i shërbejë futbollistëve të rinj dhe që shihen me potencial për t’iu bashkuar ekipit kombëtar. Mosha e futbollistëve të ftuar do të jetë nga 19-23.

    Madje siç merret vesh, kjo ndeshje nuk do të udhëhiqet nga Foda por ai së bashku me bashkëpunëtorë do të monitorojë atë për të parë nga afër se në cilët futbollistë mund të llogarisë në të ardhmen. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.