Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK bën shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e femrave
    Ballina-1

    FFK bën shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e femrave

    10/11/2022 22:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot ka vazhduar shpërndarja e policave të sigurimit shëndetësor për klube. Kësaj radhe kanë qenë klubet e Sigal Superligës dhe Ligës së Parë të femrave që janë pajisur me këto polica.

    Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi, anëtarja e KE të FFK-së, Vjolla Krasniqi dhe drejtori i kompanisë Sigal Uniqa Group, Saimir Dhamo.

    Presidenti Agim Ademi e ka vlerësuar projektin e sigurimit shëndetësor si tejet të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, por edhe si përkujdesje ndaj futbollisteve dhe futbollisteve të klubeve tona. Kreu i FFK-së është shprehur i bindur se ky projekt do të ndikojë edhe në rritjen e organizimit të klubeve të femrave. Ndërkaq, drejtori i Sigal u shpreh i lumtur që kompania e tij është pjesë e këtij projekti, teksa ka theksuar se ka qenë privilegj për kompaninë që drejton që të jetë sponsor i Superligës së femrave. Në anën tjetër, përfaqësuesit e klubeve shprehën mirënjohje për FFK-në për realizimin e këtij projekti madhor dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj klubeve.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.