Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK dënon sulmin ndaj futbollistit Jashari: Ai nuk është vetëm, është pjesë e familjes sonë
    Ballina-1

    FFK dënon sulmin ndaj futbollistit Jashari: Ai nuk është vetëm, është pjesë e familjes sonë

    26/04/2025 12:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj futbollistit Belgin Jashari nga komuniteti ashkali.

    FFK-ja ka dënuar ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri.

    Një ngjarje të tillë, FFK-ja e quan të papranueshme dhe që bie ndesh me sportin dhe vlerat që  kultivohen si shoqëri: respektin, barazinë dhe dinjitetin njerëzor.

    “Futbolli është sporti që na bashkon. Fusha e gjelbër është vendi ku secili i ri duhet të ndihet i sigurt dhe i vlerësuar – pavarësisht prejardhjes apo përkatësisë etnike.  FFK i qëndron pranë Belginit dhe çdo sportisti që përballet me padrejtësi të tilla. Jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat e të gjithë futbollistëve tanë dhe, në vazhdimësi, punojmë për një ambient të lirë nga diskriminimi dhe paragjykimet”, thuhet tutje në reagim.

    Federata shton tutje se Belgini është pjesë e familjes së futbollit dhe nuk qëndron i vetëm.

    “Futbolli i Kosovës nuk lejon dhe nuk do të tolerojë asnjë formë dhune apo diskriminimi.  FFK, përmes programit Grassroots, gjatë tërë vitit zhvillon aktivitete gjithëpërfshirëse, ku një pjesë e konsiderueshme i kushtohet grupeve të margjinalizuara. Belgini është pjesë e familjes së futbollit tonë.  Ai nuk është vetëm!  FFK, në bashkëpunim me KF Fushë Kosova, gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë disa aktivitete në mbështetje të Belgin Jasharit, ndërsa ai do të vizitohet edhe nga presidenti Agim Ademi”.

    TË LIDHURA

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.