Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK dërgon në disiplinor Prishtinën pas fyerjeve të tifozëve ndaj trajnerit Ilir Daja
    Ballina-2

    FFK dërgon në disiplinor Prishtinën pas fyerjeve të tifozëve ndaj trajnerit Ilir Daja

    10/10/2023 16:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    photo by: @Shpend Ahmeti

    Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj FC Prishtinës pas lëshimeve në organizim në ndeshjen Prishtina – Ballkani (1:1) e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Gjatë ndeshjes disa tifozë të vendosur në tribunën perëndimore janë afruar te bankina e FC Ballkanit dhe kanë fyer vazhdimisht trajnerin Ilir Daja gjë e cila është evidentuar edhe nga delegati i ndeshjes, shkruan GazetaSport.info.

    “Inicime disiplinore:

    Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 2,5,17,32 dhe 35 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, të vendosur në tribunën jugore, hodhën mjete piroteknike prapa portës në anën jugore të stadiumit, ndërkaq disa persona nga tribuna perëndimore, prapa bankinës së FC ”Ballkani”, pothuajse gjatë gjithë ndeshjes kishin fyer dhe ofenduar rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir Ilir Daja, duke e penguar në punën e tij. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Ballkani”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /GazetaSort

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.