Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK dhe FIFA diskutojnë praktikat financiare për mirëqeverisje dhe zhvillim të qëndrueshëm 
    Ballina-2

    FFK dhe FIFA diskutojnë praktikat financiare për mirëqeverisje dhe zhvillim të qëndrueshëm 

    16/10/2024 12:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot u mbajt një takim i rëndësishëm mes Departamentit të Financave të Federatës së Futbollit të Kosovës  dhe Departamentit të Financave për Mirëqeverisje të FIFA-s. Ky takim kishte për qëllim diskutimin e thellë mbi praktikat financiare të FFK-së, si dhe analizën e gjendjes aktuale financiare.\

    Në këtë kuadër, u theksua roli thelbësor që FIFA ka luajtur dhe vazhdon të luajë në mbështetjen e FFK-së për zbatimin e praktikave të qëndrueshme dhe të rregullta financiare, duke siguruar një transparencë dhe efiçiencë më të madhe në administrimin e fondeve.

    Në këtë u ndanë përvojat dhe ekspertizat e dy organizmave në lidhje me përmirësimin e proceseve financiare. Christoph Suppiger, shefi i Programit për Mirëqeverisje Financiare të FIFA-s, Vasco Stock da Cunha, koordinator Rajonal për Evropën dhe Manuel Moreira, koordinator për Mirëqeverisje Financiare, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me federatat kombëtare, për të siguruar qëndrueshmëri dhe përputhje me standardet ndërkombëtare të menaxhimit financiar.

    Nga FFK në takim krahas presidentit Agim Ademi ishin edhe Agim Gashi, shefi i Departamentit të Financave, Lumnije Ymeri, zyrtare Financiare,  Doruntinë Fetahaj koordinatore e programit FIFA Forward dhe UEFA Hattrick, si dhe Indrit Canolli koordinator i programit FIFA Forward dhe UEFA Hattrick, të cilët prezantuan gjendjen aktuale financiare dhe prioritetet për zhvillimin e ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.