Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK do të ndërtojë në Gjilan një fushë futbolli
    Ballina-2

    FFK do të ndërtojë në Gjilan një fushë futbolli

    14/04/2025 17:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rinovimi i stadiumit të qytetit të Gjilanit, është bërë histori. Punimet janë ndërprerë pa u bërë shumë punë. Stadiumi në Gjilan ka mbetur veç projekt tash e disa vite, pavarësisht premtimeve të shumta për ndërtimin e tij.

    Por të hënën është bërë e ditur se do të ndërtohet një fushë futbolli. Për ndërtimin e një fushe të re futbolli në Gjilan, të hënën është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. 

    “Ndërtimi i fushës së re në Gjilan vjen si pjesë e programit të FFK-së ‘çdo 45 ditë një fushë futbolli’, që synon përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në çdo cep të vendit. Fusha e re që do të ndërtohet në Gjilan do të krijojë kushte dhe mundësi edhe më të mira për klubet, të rinjtë dhe komunitetin sportiv në përgjithësi në këtë komunë”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

    Drita e Gjilani janë prej klubeve më të organizuara në vend. Por Drita e Gjilani po i vuajnë pasojat më së shumti nga rinovimi i stadiumit të qytetit.

    Gur themeli për rinovimin e stadiumit në Gjilan ishte vendosur në vitin 2017. Në bazë të projektit të vjetër, rinovimi është dashur të përfundonte më 23 tetor të vitit 2020.

    Punimet u ndërprenë në gusht të vitit 2022, kur Komuna e Gjilanit shkëputi kontratën me kompaninë e kontraktuar. Drita e Gjilani ndeshjet si vendës i luajnë në fushën me bari artificial në Gjilan.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.